Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

Kultura April 27, 2026 - 12:32

Disa prej zonave të Kalasë së Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Sipas Ministrisë, vendimi është marrë për shkak të gjendjes së rënduar të disa strukturave, të cilat mund të paraqesin rrezik për vizitorët.

“Ky vendim është marrë pas vlerësimeve profesionale që evidentojnë gjendje të rënduar të disa strukturave dhe rrezik potencial për vizitorët. Zonat me rrezik do të jenë të shënuara dhe të kufizuara deri në një njoftim të radhës. Po ashtu, pezullohet menjëherë dhënia në shfrytëzim e hapësirave të kalasë për aktivitete nga organizata, iniciativa kulturore dhe artistë të pavarur, deri në stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve të sigurta”, thuhet në njoftim.