Pas suksesit në Tiranë, “Misa de Buenos Aires” u mirëprit edhe në Prishtinë
Kultura
April 28, 2026 - 17:06
Ky bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë dhe Filharmonisë së Kosovës solli në skenë një produksion artistik mbresëlënës dhe të fuqishëm.
Orkestra e TKOBAP-së dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, i përgatitur nga Hajrullah Syla, nën drejtimin e maestros Sergio Alapont, me solisten – mexosopranon Vikena Kamenica – dhuruan një interpretim të ndjerë dhe energjik.
Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke dëshmuar potencialin e përbashkët për realizime artistike të nivelit të lartë.