6 maj 1886 – “Bagëti e Bujqësi”, himni poetik i natyrës shqiptare

6 maj 1886 – “Bagëti e Bujqësi”, himni poetik i natyrës shqiptare

Kultura May 06, 2026 - 23:12

Më 6 maj 1886, 140 vite më parë, Naim Frashëri botoi poemën-himn për natyrën shqiptare Bagëti e Bujqësi, një nga veprat më përfaqësuese të letërsisë së Rilindjes Kombëtare.

E konsideruar si kryevepra e tij, poema sjell në qendër barinjtë dhe katundarët, të cilët shfaqen për herë të parë në skenën letrare toske jo vetëm si elementë përshkrues, por si bartës të vlerave dhe jetës autentike shqiptare.

I përmalluar për vendlindjen, autori e paraqet jetën fshatare në mënyrë idilike, ku mbizotëron një harmoni e plotë dhe konfliktet shuhen në një atmosferë qetësie dhe përmbushjeje shpirtërore.

Në aspektin artistik, Naim Frashëri përdor me mjeshtëri vargun gjashtëmbëdhjetë rrokësh, i njohur edhe si “vargu naimjan”, i marrë nga tradita e këngëve popullore. Megjithatë, ai i shmanget strukturave të ngurta ritmike, duke i dhënë vargut elasticitet dhe duke e përshtatur atë me përmbajtjen ideoemocionale të poezisë.

Ndryshimet e ritmit dhe variacionet në strukturën metrike shërbejnë gjithnjë në funksion të qëllimit artistik, duke e bërë këtë vepër një shembull të lartë të harmonisë mes formës dhe përmbajtjes në letërsinë shqipe./kultplus