Bogujevci: Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias

Bogujevci: Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias

Kultura May 06, 2026 - 23:43

Ministrja e Kulturës e Kosovës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar për hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor.

Sipas saj, pavijoni i Kosovës është hapur në një atmosferë dinamike dhe me interes të madh nga vizitorë të shumtë nga e gjithë bota. Ajo ka vlerësuar lart prezantimin e artistit Brilant Milazimi, duke e cilësuar si një përfaqësim dinjitoz të vendit në këtë skenë prestigjioze.

Bogujevci ka përgëzuar gjithashtu kuratorin José Esparza Chong Cuy, komisioneren Hana Halilaj dhe gjithë ekipin për punën e tyre në realizimin e pavijonit, i cili po tërheq vëmendjen e vizitorëve për konceptin dhe prezantimin e tij. Ajo ka ftuar publikun që të vizitojë Pavijonin e Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore. /kultplus