Filharmonia e Kosovës organizon koncert për Ditën e Evropës në Prishtinë
Kultura
May 07, 2026 - 08:48
Ministria e Kulturës ka njoftuar se në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, Filarmonia e Kosovës do të mbajë një koncert të veçantë me Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës më 8 maj në Prishtinë.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Peter Valentoviç, ndërsa si solist në violonçel do të paraqitet artisti i njohur Victor Julien-Laferriere. Programi i mbrëmjes do t’i kushtohet tërësisht kompozitorit të njohur çek Antonín Dvorak, me interpretimin e Koncertit për violonçel dhe Simfonisë nr. 9.
Koncerti mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30. Nga organizatorët është bërë thirrje që publiku të rezervojë vendet me kohë për këtë mbrëmje koncertale.