Diabeti te fëmijët mund të zbulohet herët përmes kontrolleve rutinë

Diabeti te fëmijët mund të zbulohet herët përmes kontrolleve rutinë

Shëndetësi May 22, 2026 - 20:05

Një studim i ri po ngre shpresat se diabeti i tipit 1 tek fëmijët mund të zbulohet shumë më herët përmes kontrolleve rutinë shëndetësore, duke shmangur rastet e diagnostikimit emergjent dhe komplikimet e rënda.

Hulumtuesit kanë vlerësuar se testimi i hershëm për diabetin tek fëmijët është i realizueshëm në praktikën e përditshme pediatrike dhe mund të integrohet lehtësisht gjatë vizitave të zakonshme mjekësore.  

Sipas ekspertëve, shumë fëmijë diagnostikohen vetëm pasi sëmundja ka avancuar dhe kanë nevojë për trajtim urgjent. Zbulimi i hershëm i antitrupave që lidhen me diabetin mund të ndihmojë mjekët të ndërhyjnë para shfaqjes së simptomave serioze.  

Në një nga studimet më të mëdha të kryera deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 17 mijë fëmijë të moshës 3 deri në 13 vjeç iu nënshtruan testimeve me mostra gjaku nga gishti. Rreth 200 prej tyre rezultuan me rrezik për zhvillimin e diabetit të tipit 1.  

Shkencëtarët theksojnë se testimet mund të kryhen gjatë kontrolleve standarde pediatrike, bashkë me analizat e tjera rutinë, pa krijuar ngarkesë shtesë për familjet apo sistemin shëndetësor.  

Ekspertët po ashtu paralajmërojnë se diagnostikimi i hershëm është bërë edhe më i rëndësishëm tani që ekzistojnë terapi të reja që mund të vonojnë shfaqjen e plotë të sëmundjes, por vetëm nëse ajo zbulohet para se simptomat të bëhen evidente./gazeta shneta