Arrestohet drejtori i Onima, Erkand Shabani

Arrestohet drejtori i Onima, Erkand Shabani

Showbiz May 14, 2026 - 16:29

Drejtori i Onima, Ekrand Shabanin, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit te Shtetit, është ndaluar për 48 orë, një person me inicialet E.Sh., për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi” nga neni 182 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, tha ajo për Insajderin.

Rikujtojmë se në mars artisti i njohur shqiptar, Gjesti në konsultim me avokatët e tij, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Para mediave, ai tha se nuk kërkon asgjë më shumë pos parave të tij.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurrgjë ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe parët e mia”, u shpreh këngëtari.