Artisti Aleksandër Gjelaj vjen me një super projekt e thotë

Artisti Aleksandër Gjelaj vjen me një super projekt e thotë "Oj nanë" [video]

Showbiz May 15, 2026 - 15:56

Ai shquhet për zërin e tij mjaft unik dhe sjell këngë që mbesin gjatë e këndohen nga të gjithë. Po flasim për artistin e njohur shqiptar Aleksandër Gjelaj.

" Oj nanë" quhet kënga e tij më e re ardhur vetëm pak ditë më parë dhe që në orët e para po merr pëlqimin e masës. Ne mësojmë se ai ka bashkëpunuar me Petrit Sefaj për melodinë dhe tekstin e këngës, ndërsa orkestrimi është realizuar nga mjeshtri Florent Boshnjaku.

Kënga është përshtatur mjaft bukur me klip realizuar nga Power Media.

Artisti mjaft i kërkuar kudo nga diaspora e deri te vendlindja e ngado ku ka shqiptarë, vazhdon të mbetet një prej zërave më të mirë të muzikës shqiptare, e ku përveç angazhimeve të shumta qofshin në muzikë por edhe familjare ai nuk harron kurrë që të këmaqë të gjithë ndjekësit e tij dhe me projekte të reja muzikore. " Oj nanë" këtë projekt të ri që vjen me një mesazh të fortë mund ta dëgjoni dhe shijoni në linkun më poshtë.