Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës [Video]

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës [Video]

Showbiz May 16, 2026 - 22:47
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua largojnë gazetarëve flamurin e Kosovës

Në Qendrën e Mediave në Vjenë, gjatë kohës sa po performonte përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, ndodhi një incident.

Gazetari i “Zërit” nga Kosova, Albert Limani, i cili është i akredituar nga Eurovisioni, ka publikuar një video ku shihet se përfaqësues të Serbisë janë afruar dhe kanë tentuar t’ua largojnë nga duart flamurin e Kosovës, duke thënë se “Ky flamur nuk është i lejuar”.

Ka qenë Limani ai i cili ia ka larguar flamurin e Kosovës përfaqësueses serbe, duke mos e lejuar që ta prekë dhe ka filluar që ta valvisë edhe më lart atë.

“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në mbishkrimin e videos.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: