Renditja e plotë e shteteve në finalen e edicionit të 70-të të Eurovisionit
Është mbyllur me emocione të mëdha edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest, i mbajtur këtë vit në Vjenë. Fitues i Eurovision 2026 u shpall Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar 516 pikë.
Në vendin e dytë u rendit Izraeli, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle” me 343 pikë, ndërsa podiumin e plotësoi Rumania në vendin e tretë, me Alexandra Cëpitënescu dhe këngën “Choke Me”, me 296 pikë.
Ndërkohë, Shqipëria me Alis dhe baladën “Nân” u rendit në vendin e 13-të, me 145 pikë, duke shënuar një rezultat solid në finalen e madhe.
Bullgaria shkruan historinë duke fituar për herë të parë Eurovisionin: Gjithçka që ndodhi në natën finale të edicionit të 70-të të festivalit evropian
Renditja e plotë finale (Eurovision 2026)
Bullgaria – 516
Izraeli – 343
Rumania – 296
Australia – 287
Italia – 281
Finlanda – 279
Danimarka – 243
Moldavia – 226
Ukraina – 221
Greqia – 220
Franca – 158
Polonia – 150
Shqipëria – 145
Norvegjia – 134
Kroacia – 124
Çekia – 113
Serbia – 90
Malta – 89
Qiproja – 75
Suedia – 51
Belgjika – 36
Lituania – 22
Gjermania – 12
Austria – 6
Mbretëria e Bashkuar – 1
Me këtë fitore, Bullgaria shkroi histori në edicionin jubilar, ndërsa finalja e këtij viti në Vjenë u komentua gjerësisht për konkurrencën e fortë dhe rezultatet befasuese në renditjen përfundimtare.