Performanca e Shqipërisë thyen një rekord shikueshmërie në Instagramin e Eurovisionit [video]
Alis Kallaci, artisti shkodran që përfaqëson Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Eurovision Song Contest, ka thyer rekord shikueshmërie në llogarinë zyrtare të Eurovisionit në Instagram.
Performanca e tij në gjysmëfinalen e së enjtes rezulton të jetë më e shikuara ndër të gjitha performancat e konkurrentëve të asaj mbrëmjeje.Artisti shqiptar dhuroi emocione të forta teksa interpretoi këngën “Nan”, një këngë që përcjell mallin dhe dhimbjen e nënave për fëmijët e tyre në mërgim.Tashmë, sekuenca nga performanca e Alisit ka arritur mbi 6.9 milionë shikime në Instagramin e Eurovisionit, duke marrë vëmendje të madhe nga publiku ndërkombëtar.
Përfaqësimi i Shqipërisë ka performuar mjaft mirë edhe në kanalin zyrtar të Eurovisionit në YouTube, ku ka grumbulluar qindra mijëra shikime dhe reagime pozitive.
Alis do të ngjitet sërish sonte në skenën e Eurovisionit, kësaj radhe në finalen e madhe të spektaklit, ku në fund të mbrëmjes do të shpallet edhe fituesi i edicionit të sivjetmë.