Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë të Daskanit me një dedikim të veçantë
Showbiz
July 17, 2026 - 11:10
Këngëtarja Dafina Zeqiri po feston sot një moment shumë të veçantë në jetën e saj familjare.
Djali i saj, Daskani, ka mbushur një vit, duke shënuar ditëlindjen e tij të parë.
Me këtë rast artistja ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi prekëse nga momenti i lindjes së të birit, ku ai shihet menjëherë pasi erdhi në jetë.
Krahas imazhit, Dafina ia ka kushtuar një urim plot dashuri.
“Urime ditëlindja drita e shpirtit tem! T’du ma shumë se veten! Gjithmonë”, ka shkruar ajo, duke shprehur lidhjen e fortë që ka me djalin e saj.

Familja e Dafinës dhe bashkëshortit të saj, Kreshnikut, pritet të zgjerohet edhe më tej.
Çifti është në pritje të fëmijës së dytë, një tjetër djalë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për ta.