“Ti je bekimi më i madh i jetës sime”, mesazhi emocionues i Dafinës për ditëlindjen e parë të djalit
Showbiz
July 17, 2026 - 13:14
Sot është një ditë tejet e veçantë për këngëtaren Dafina Zeqiri.
Ajo po e feston ditëlindjen e parë të djalit të saj, Daskanit.
Për të shënuar këtë moment të veçantë, ajo ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale një imazh mjaft emocionues nga çasti i lindjes, ku shihet foshnja e sapoardhur në jetë në sallën e operacionit.
“Një vit më parë, e gjithë bota ime ndryshoi.
12:12, 17 korrik 2025.
Ti shërove pjesë të shpirtit tim që as nuk e dija se kishin nevojë për shërim dhe më hape sytë për atë që ka vërtet rëndësi në jetë. Engjëlli im i vogël, princi im, djaloshi im i artë… ti je bekimi më i madh i jetës sime.
Gëzuar ditëlindjen e parë! Të dua më shumë se çdo gjë në këtë botë, Daskan Gjergji”.