Portieri i Barçës 'godet' me këtë deklaratë: Nuk kam ide për futbollin, nuk shikoj shumë ndeshje

Portieri i Barçës 'godet' me këtë deklaratë: Nuk kam ide për futbollin, nuk shikoj shumë ndeshje

Sport March 29, 2020 - 22:20

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen ka pranuar se nuk i kushton vëmendje futbollistëve kundërshtar.

Madje, ai thotë se nuk përpiqet që t'i njoh më mirë ata para ndeshjeve, shkruan Zëri.info.

"Ndonjëherë më pyesin për emrin e kundërshtarëve. Nuk kam asnjë ide. Nuk e di emrin e tyre. Vetëm kur i shoh në fushë, e di se kush janë ata", ka thënë gjermani për 'El Pais'.

Për Ter Stegen, futbolli është vetëm një punë. 

"Nuk kam ide për futbollin sepse nuk shikoj shumë ndeshje. Unë shikoj TV vetëm kur ka ndonjë ndeshje të mirë ose kur luajnë shokët e mi", shtoi ai./Zëri.info