Xhudistët nga Kosova në krye me Driton Kukën që do të marrin pjesë në Kampionati Evropian

Xhudistët nga Kosova në krye me Driton Kukën që do të marrin pjesë në Kampionati Evropian

Sport April 15, 2021 - 20:48
DETAJET

Kampionati Evropian në Lisbonë në kuadër të sportit të xhudos do të mbahet nesër (e premte) në Portugali.

Xhudistët e Kosovës do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të xhudos që mbahet me datë 16-18 Prill 2021 në Lisbonë të Portugalisë.

Në këtë Kampionat do të marrin pjesë 45 shtete, 362 garues, 212 meshkuj, 150 femra.

Në kuadër të këtij Kampionati, gjashtë xhudistë nga Kosova do të jenë pjesë e turneut.

Xhudistët kosovarë dhe orari i ndeshjeve të tyre në kuadër të Kampionatit Evropian.

1.Distria Krasniqi (-48kg) ndeshet të premtën

2.Nora Gjakova (-57kg) ndeshet të premtën

3.Flaka Loxha (-57kg) ndeshet të premtën

4.Akil Gjakova (-73kg) ndeshet të shtunën

5.Laura Fazliu (-63kg) ndeshet të shtunën

6.Loriana Kuka (-78kg) ndeshet të dielën.

/Zeri.info