Arsenali shënon tri herë brenda dhjetë minutave

Arsenali shënon tri herë brenda dhjetë minutave

Sport April 15, 2021 - 21:19
DETAJET

Arsenali po përballet me Slavia Praguen në kuadër të çerekfinales së Europaligës, shkruan Zeri.info.

“Topcinjtë” në ndeshjen e parë në Londër barazuan 1-1.

Ndeshja e kthimit po zhvillohet në stadiumin “Sinobo” në Pragë dhe rezultati është 0-3.

Arsenali kaloi në epërsi fal golit të Nicolas Pepe që shënoi pas asistimit të Smith Rowe.

Menjëherë pas dy minutave Lacazette shtoi epërsinë pas golit nga pika e bardhë.

Saka realizoi një gol të bukur, duke e krijuar një epërsi solide për londinezët për tu kualifikuar tutje.

Granit Xhaka është duke luajtur nga fillimi, por në një pozitë krejt ndryshe, si mbrojtës i majtë. /Zeri.info