Spanjollët nuk lejojnë befasinë, shënojnë të parët

Spanjollët nuk lejojnë befasinë, shënojnë të parët

Sport April 15, 2021 - 21:38
DETAJET

Villareal i bën “konak” skuadrës kroate Dinamo Zagreb në ndeshjen e kthimit në ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Takimi i parë në Zagreb përfundoi në të mirë të Villarealit që fituan 0-1.

Sfida në Spanjë është duke u zhvilluar në stadiumin “Estadio de la Ceramica” rezultati momenalisht është 1-0.

Shënoi reprezentuesi spanjoll Paco Alcacer.

Për Dinamon nga fillim po luan futbollisti shqiptar Arijan Ademi, derisa në bankën rezervë është reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e duelit Slavia Prague – Arsenal. /Zeri.info