Zyrtare: Pas Kujabit, Istogu prezanton përforcimin e radhës

Zyrtare: Pas Kujabit, Istogu prezanton përforcimin e radhës

Sport January 18, 2022 - 18:27
Lajmet e Fundit nga Sporti

Pas sulmuesit, Halifa Kujabit, Istogu menjëherë ka prezantuar përforcimin e radhës, shkruan Zeri.info.

Istogu ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin, Rinor Kuqi.

Lajmin e ka konfirmuar klubi, përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

Kuqi ka nënshkruar kontratë me Istogun deri me 30 Qershor 2022.

24-vjecari në sezonin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës.

Postimi i plotë i Istogut:

Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me mbrojtësin Rinor Kuqi.

Kuqi ka nënshkruar kontratë me Istogun deri me 30 Qershor 2022.

Rinori në sezonin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, ku kishte paraqitje mjaft të mira në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi 24 vjeçar do ti ndihmojë mjaft shumë skaudrën së Istogut në fazën e mbrojtjes, ku mjaft mirë paraqitet në të gjitha pozitat e vijës së mbrojtjes.

ë Mirë se u ktheve në shtëpi #RinorKuqi #FCIstogu. /Zeri.info