Festë e “çmendur” në “Bay Arena”, Leverkuseni feston titullin historik bashkë me tifozët

Festë e “çmendur” në “Bay Arena”, Leverkuseni feston titullin historik bashkë me tifozët

Sport April 14, 2024 - 19:52

Bayer Leverkuseni ka shkruar historinë duke fituar titullin e parë të kampionit në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi me lehtësi 5:0 ndaj Werder Bremenit.

Duke marrë parasysh se është titulli i parë në historinë e klubit, festa padyshim se është edhe më e madhe.

Tifozët e Bayer Leverkusenit janë futur të gjithë në fushën e lojës, për të festuar bashkë me futbollistët dhe të tjerët.