Milani synon De Zerbin për ta zëvendësuar Piolin

Milani synon De Zerbin për ta zëvendësuar Piolin

Sport April 30, 2024 - 19:17

AC Milan po shikon një lëvizje për Roberto De Zerbin pasi ata kërkojnë të zëvendësojnë Stefano Piolin si trajnerin e tyre.

Pas humbjes së titullit të Serie A nga rivalët kryesorë Interi këtë sezon, Milani është gati të ndajë rrugët me trajnerin Stefano Pioli në fund të sezonit aktual. 

Me 58-vjeçarin që do të largohet nga San Siro, kuqezinjtë tani janë në kërkim të një trajneri të ri dhe kanë përgatitur një listë të ngushtë prej pesë trajnerësh, duke përfshirë emrin e trajnerit të Brightonit, Roberto De Zerbin, sipas “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Zëri”.

Raporti pohoi më tej se gjigantët e Serisë A janë aktualisht duke vlerësuar gjendjen e tyre financiare për të zbuluar nëse mund të ndjekin lëvizjen, duke marrë parasysh se trajneri i Pulëbardhave ka një klauzolë lirimi prej 15 milion euro në kontratën e tij ekzistuese që zgjat deri në qershor 2026. /Zëri