FFK-ja e dënon Batatinën me mospjesëmarrje në tri ndeshje

FFK-ja e dënon Batatinën me mospjesëmarrje në tri ndeshje

Sport April 30, 2024 - 19:38

Trajneri i Llapit, Tahir Batatinë është përballur me sanksione nga Federata e Futbollit të Kosovës pas sjelljeve të tij në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Llapit.

Federata ka vendosur që të suspendojë Batatinën për tre ndeshje si pasojë e veprimeve të tij të papërshtatshme dhe jo sportive që u shfaqën pas takimit të fundit futbolistik.

Sanksioni nuk përfundon me pezullimin e trajnerit, pasi Batatinës gjithashtu i është vendosur një gjobë prej 500 eurosh si dënim shtesë.

FFK-ja ka lëshuar një deklaratë zyrtare, e cila sqaron vendimin dhe arsyetimin e detajuar për rastin e trajnerit të Llapit. /Telegrafi/

Image