Jorginho, gati të “blindohet” nga Arsenali

Jorginho, gati të “blindohet” nga Arsenali

Sport April 30, 2024 - 21:03

Arsenali thuhet se i ka ofruar një kontratë të re mesfushorit veteran Jorginho përpara afatit kalimtar të verës.

Athletic ka raportuar se Jorginho pritet të nënshkruajë një marrëveshjeje të re, e cila duket të jetë në vend që thjesht të aktivizojë opsionin njëvjeçar që ishte përfshirë në kontratën 18-mujore që ai nënshkroi pas bashkimit me klubin në janar 2023.

Kohëzgjatja e propozimit të ri nuk është e qartë. Ai kishte thënë në të kaluarën për dëshirën për të luajtur sërish në Serie A para se të pensionohej.

Vendimi i Arsenalit ka kuptim kur merret parasysh fakti se Jorginho ka bërë 35 paraqitje në të gjitha garat për Topçinjtë këtë sezon.