Nehat Çitaku zgjidhet kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës
Nehat Çitaku është zgjedhur kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin 38 delegatë, kurse nga ta 36 kishin të drejtë vote, shkruan Zeri.info.
Në garë përveç Çitakut ishte edhe Ylli Maloku, ku pas prezantimeve të programeve të tyre ata iu përgjigjën edhe pyetjeve të delegatëve të pranishëm.
“Pas procesit të votimit dhe numërimit, me 21 vota, kryetar u zgjodh Nehat Çitaku.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ai falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke theksuar se kjo është njëkohësisht përgjegjësi dhe privilegj i madh. Ai u shpreh se do të angazhohet maksimalisht që aktiviteti i federatës në pingpong të jetë në nivel sa më të lartë, me fokus në cilësi dhe transparencë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, anëtarë të ri të bordit ekzekutiv u zgjodhën:
Ardian Lamaxhema
Besim Hajdari
Bjondina Hasani
Gani Pireva
Nita Baymak
Riana Canhasi
Shega Hashani
Sheremet Hoti
Jahja Termkolli.