Baseli njofton lëndimin e Xherdan Shaqirit dhe sa kohë do të mungojë

Baseli njofton lëndimin e Xherdan Shaqirit dhe sa kohë do të mungojë

Sport April 24, 2026 - 15:10

Klubi zviceran Baseli ka njoftuar gjatë ditës së sotme (e premte) se ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe do të mungojë së paku një ndeshje.

Shaqiri do të mungojë në ndeshjen e FC Basel kundër Sion të dielën (ora 14:00).

Sipas faqes zyrtare të klubit, "xhuxhi magjik" pësoi një "dëmtim të vogël strukturor muskulor në kofshën e djathtë" gjatë stërvitjes më 21 prill.

Në njoftimin e tyre, Basel shpjegoi se ai mund të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.

“Kapiteni i FC Basel, Xherdan Shaqiri, pësoi një dëmtim të vogël strukturor muskulor në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes të martën, më 21 prill 2026”.

“Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme në shtëpi kundër FC Sion dhe koha e tij e rikuperimit mund të jetë disa javë. Të urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë, Shaq!”, thuhet në njoftim.

Golashënuesi më i mirë i Baselit ka humbur vetëm dy ndeshje deri më tani këtë sezon: ndeshjen në shtëpi kundër Thun për shkak të një pezullimi shkaku i kartonëve dhe një ndeshje jashtë fushe në St. Gallen për shkak të problemeve muskulore. /telegrafi