Trepça e fiton ndeshjen e parë, mposht bindshëm Bashkimin
KB Trepça ka nisur në mënyrën më të mirë serinë finale të ProCredit Superligës, pasi në palestrën “Minatori” e mposhti KB Bashkimi me rezultat bindës 94:79.
Mitrovicasit morën kontrollin e sfidës nga minuta e 16-të e takimit, duke krijuar shkëputje të ndjeshme në rezultat.
Kampionët aktualë e mbyllën pjesën e parë me epërsi prej 12 pikësh, 52:40, ndërsa në pjesën e dytë e kontrolluan ndeshjen me qetësi duke mos i lejuar prizrenasit të rikthehen në lojë.
Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Mustapha Amzil, i cili realizoi double-double me 21 pikë dhe 14 kërcime, duke qenë vendimtar në triumfin e “Xehetarëve”.
Me këtë fitore, Trepça kalon në epërsi 1-0 në serinë finale, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet sërish në “Minatori”, të mërkurën nga ora 19:30.