Pësoi tronditje gjatë duelit në Ferizaj, kjo është gjendja e futbollistit të FC Malisheva

Pësoi tronditje gjatë duelit në Ferizaj, kjo është gjendja e futbollistit të FC Malisheva

Sport May 10, 2026 - 20:41

Futbollisti i FC Malisheva, Emir Zogaj gjatë duelit të sotëm në Ferizaj, pësoi një tronditje/lëndim.

Megjithatë, sipas deklaratës zyrtare të klubit, futbollisti tanimë është në gjendje të mirë, ani pse u dërgua me urgjencë në Spitalin e qytetit të Ferizajt.

“Emiri është mirë. Sot, në ndeshjen në Ferizaj, në fundin e pjesës së parë, futbollisti ynë Emir Zogaj gjatë një dueli me lojtarin kundërshtarë pësoi një lëndim/tronditje!”.

“Emiri u dërgua me urgjencë në Spitalin e qytetit të Ferizajt, për trajtim dhe ekzaminimet e nevojshme, por fal Zotit gjendja e tij tani është e mirë, meqë rast do të vazhdoj rikuperimin e plotë në shtëpi. Falënderojmë edhe stafin mjekësor të FC Ferizaj për asistencën e tyre për stafin tonë shëndetësor.  Të presim shpejtë edhe më të fortë, kampion”, thuhet në njoftim.