Ish-kapiteni i Real Madridit del publikisht kundër emërimit të Mourinhos

Ish-kapiteni i Real Madridit del publikisht kundër emërimit të Mourinhos

Sport May 12, 2026 - 21:58

Një ish-kapiten i Real Madridit ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj emërimit të Jose Mourinhos si trajneri i ardhshëm i “Los Blancos”.

Pavarësisht se është nën kontratë me Benficën deri në vitin 2027, raportimet e fundit kanë bërë të ditur se Mourinho, i cili e kishte drejtuar Realin nga viti 2010 deri në 2013, pritet të rikthehet në klub pas përfundimit të sezonit 2025/26.

Mourinho e udhëhoqi gjigantin spanjoll drejt titullit të La Ligas dhe Kupës së Mbretit gjatë periudhës së tij në Madrid, ndërsa më pas ka drejtuar edhe Chelsea, Tottenham, Manchester United, Roma, Fenerbahce dhe klubin aktual, Benficën.

Pas raportimeve të javës së kaluar për një përplasje mes Aurelien Tchouamenit dhe Fede Valverdes, që kanë sugjeruar mungesë fryme ekipore dhe disipline në radhët e Real Madridit, shumëkush beson se një figurë e tipit Mourinho mund të jetë pikërisht ajo që i duhet klubit.

Megjithatë, ish-portieri dhe kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, nuk e ndan këtë mendim. Fituesi tri herë i Ligës së Kampionëve, i cili ka bërë 725 paraqitje për klubin mes viteve 1999 dhe 2015, reagoi në rrjetet sociale të marten.

“Kur Real Madridi kalon dy sezone pa fituar një titull, atëherë është koha për t’u shqetësuar. ‘Clásico’ ishte i vështirë edhe para se të fillonte të luhej”.

“Le të shohim përpara, drejt sezonit të ardhshëm, dhe ta harrojmë këtë aktualin. Unë nuk kam asnjë problem me Mourinhon. Ai më duket një profesionist i shkëlqyer”.

“Nuk e dua atë te Real Madridi. Mendoj se trajnerë të tjerë do të ishin më të përgatitur për të drejtuar klubin e jetës sime. Mendim personal. Asgjë më shumë”.