Betis siguron Ligën e Kampionëve pas njëzet e një vitesh

Betis siguron Ligën e Kampionëve pas njëzet e një vitesh

Sport May 12, 2026 - 22:43

Real Betis ka siguruar kualifikimin në Champions League për herë të parë pas njëzet e një vitesh, pasi ka mposhtur 2:1 Elche në La Liga.

Skuadra vendase ka kaluar në epërsi që në minutën e nëntë me golin e Cucho Hernandez, i cili ka realizuar nga distanca.

Elche e ka barazuar pak para pushimit me anë të Hector Fort, por situata ka ndryshuar në pjesën e dytë kur mysafirët kanë mbetur me një lojtar më pak pas përjashtimit të Leo Petrot.

Golin e fitores dhe të kualifikimit historik e ka shënuar Pablo Fornals me një goditje të fortë nga distanca.

Skuadra e trajnerit Manuel Pellegrini tashmë ka shtatë ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa Elche vazhdon luftën për mbijetesë në elitën spanjolle.