Bruno Guimaraes shpallet

Bruno Guimaraes shpallet "Lojtari i Vitit" te Newcastle

Sport May 19, 2026 - 00:02

Mesfushori brazilian Bruno Guimarães është shpallur "Lojtari i Vitit" i Newcastle United për sezonin 2025/26, pas një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë kampionatit.

Kapiteni i ekipit e fiton këtë çmim për herë të parë, duke u vlerësuar për ndikimin e madh në lojën e skuadrës dhe kontributin e tij me gola dhe asistime vendimtare.

Guimaraes ishte golashënuesi më i mirë i Newcastle në Premier League me nëntë gola, ndërsa gjithashtu ka regjistruar tetë asistime, duke qenë lojtari më kreativ i ekipit.

Edhe pse ka munguar në pesëmbëdhjetë ndeshje për shkak të lëndimeve, ai ka arritur të ketë ndikim të madh në rezultate, duke shënuar gola të rëndësishëm kundër ekipeve si Tottenham, Burnley, Crystal Palace dhe Leeds, si dhe duke realizuar golin e fitores ndaj Fulham në minutat e fundit.

Në total, ai ka kontribare në shtatëmbëdhjetë gola, duke e barazuar rekordin e tij personal nga sezoni 2023/24.

Me këtë çmim, Guimaraes u bashkohet emrave si Dan Burn, Anthony Gordon, Kieran Trippier dhe Joelinton, të cilët e kanë fituar më herët këtë vlerësim te Newcastle United.