Dardanët nisin përgatitjet për miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorrës

Dardanët nisin përgatitjet për miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorrës

Sport May 27, 2026 - 19:33

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot është rikthyer në fushë, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Dardanët këtë të diel luajnë në udhëtim ndaj Çekisë, derisa me 7 qershor në ‘Fadil Vokrri’ përballen me Andorrën.

Në kampin e Dardanëve ka mbizotëruar një atmosferë shumë pozitive, teksa futbollistët janë paraqitur me motivim të lartë dhe përkushtim maksimal në stërvitjen e parë nën urdhrat e stafit teknik.

Fokusi i ekipit mbetet te vazhdimi i rritjes dhe konsolidimit të grupit, ndërsa këto miqësore pritet të shërbejnë si një test i rëndësishëm për formën dhe alternativat e përzgjedhësit para sfidave të shtatorit në Ligën e Kombeve.