Nuk mjaftojnë as 120 minuta - fituesi i PSG-Arsenal vendoset në penallti
Sport
May 30, 2026 - 20:54
Paris Saint-Germain dhe Arsenali do të ndeshen sonte (e shtunë) mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/26.
Kampioni i Francës dhe ai i Anglisë duan ta mbyllin një sezon perfekt me një fitore të madhe në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila pritet të zhvillohet në ‘Puskas Arena’ të Budapestit nga ora 18:00.
Ekipi i Luis Enriques vjen plot besim në këtë ndeshje dhe si kampion në fuqi i Evropës, kështu që synon trofeun e dytë në histori dhe të dytin radhazi në Ligën e Kampionëve,
Edhe ekipi i Mikel Artetas është besimplotë pasi ka fituar titullin e Ligës Premier pas plotë 22 vitesh, teksa në finalen e Ligës së Kampionëve vjen pa asnjë humbje këtë edicion, duke synon trofeun e parë në histori. /telegrafi