Marquinhos flet pasi e mbrojtën titullin e kampionit të Evropës: Që nga dita e parë Liga e Kampionëve ishte objektivi

Marquinhos flet pasi e mbrojtën titullin e kampionit të Evropës: Që nga dita e parë Liga e Kampionëve ishte objektivi

Sport May 30, 2026 - 21:59

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Marquinhos, ka vlerësuar mentalitetin dhe besimin e skuadrës së tij, duke theksuar se ambicia për lavdi evropiane ka qenë e qartë që në fillim të sezonit.

Braziliani u ndal edhe te rrugëtimi emocional i ekipit, duke e krahasuar zhgënjimin e sezonit të kaluar me suksesin e këtij viti.

“Është një emocion ndryshe, shkuam nga 0 në 2 brenda një viti, me dy radhazi”, u shpreh ai, duke reflektuar mbi progresin e klubit.

Marquinhos theksoi se PSG e kishte të qartë objektivin që në nisje dhe se trajneri e kishte vendosur tonin që në start të sezonit.

“Që nga dita e parë treguam se donim ta fitonim. Trajneri tha në fillim të sezonit se është e vështirë ta fitosh, edhe më e vështirë ta fitosh dy herë radhazi, dhe se duhej të ktheheshim në ritëm”.

“Ky ishte qëllimi i sezonit. Kishim një skuadër të plotë dhe e treguam përsëri sot”, përfundoi Marquinhos.

PSG-ja ndër të tjera u bë ekipi i dytë në histori që e mbron titullin e kampionit të Evropës pas Real Madridit, me “Los Blancos” që e fituan tre herë rresht. /telegrafi