Ende pa filluar sezoni, magjistari i njohur ganez parashikon kush do ta fitojë Ligën Premier
Një deklaratë e pazakontë ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pasi Nana Kwaku Bonsam ka parashikuar se Chelsea do të shpallet kampion i Ligës Premier në sezonin e ardhshëm.
“Chelsea do ta fitojë Ligën Premier. Ata do ta fitojnë atë”, ka deklaruar Bonsam, duke dhënë një parashikim të fortë për skuadrën londineze që synon rikthimin në majën e futbollit anglez.
Por kush është Nana Kwaku Bonsam?
Bonsam është një prift tradicional afrikan nga Gana, i njohur për deklaratat e tij të shumta rreth futbollit dhe pretendimet për parashikime sportive. Ai është bërë një figurë kontroverse në botën e futbollit, sidomos pas deklaratave të tij për yje të mëdhenj të këtij sporti.
Ai fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2014, kur pretendoi se kishte parashikuar dhe shkaktuar problemet fizike të Cristiano Ronaldos para Kupës së Botës. Në atë kohë, Bonsam deklaroi se kishte “punuar” kundër yllit portugez, ndërsa Ronaldo vërtet vuante nga probleme fizike para turneut.
Në vitet e fundit, ai ka bërë edhe deklarata të tjera për futbollistë të njohur. Para ndeshjeve të mëdha ndërkombëtare, Bonsam ka pretenduar se mund të ndikojë në paraqitjet e lojtarëve përmes praktikave tradicionale, duke tërhequr vëmendjen e mediave.
Tashmë, ai ka kthyer vëmendjen te Chelsea, duke parashikuar një triumf të skuadrës së drejtuar nga projekti i ri sportiv i klubit.
Chelsea ka kaluar një periudhë rindërtimi pas ndryshimit të pronësisë, duke investuar shumë në lojtarë të rinj dhe duke synuar rikthimin në garën për trofe.
Blutë kanë krijuar një skuadër me shumë talente dhe besojnë se mund të sfidojnë rivalët kryesorë për titullin.