Mbahet edicioni i 76-të i Garës Tradicionale të Kërcimeve nga Ura e Fshejtë
Në qytetin e Gjakovës u zhvillua edicioni i 76-të i Garës Tradicionale të Kërcimeve nga Ura e Fshejtë, duke mbledhur qindra qytetarë dhe vizitorë. Ngjarja u organizua nga klubi “Bridge Divers” në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës. Pjesëmarrësit u hodhën nga Ura e Fshejtë, rreth 22 metra mbi lumin Drini i Bardhë, duke demonstruar aftësitë dhe guximin e tyre.
Këtë vit, përveç Kosovës, morën pjesë edhe rreth 20 të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët u hodhën nga ura. Tradita e gjatë tërhoqi interesim të madh nga publiku vendas dhe i huaj. Organizatorët theksuan se synimi kryesor është promovimi i trashëgimisë kulturore të Gjakovës dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë.
Historia e kërcimeve nga Ura e Fshejtë nis që nga viti 1954. Pas ndërprerjes gjatë luftës në Kosovë, organizimi rifilloi në vitin 2014 dhe, prej asaj kohe, mbahet çdo vit./rtk