Raportohet se Ronaldo dhe Georgina Rodríguez do të martohen fundjavën e ardhshme në Madeira

Raportohet se Ronaldo dhe Georgina Rodríguez do të martohen fundjavën e ardhshme në Madeira

Sport August 02, 2026 - 22:29

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, thuhet se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre fundjavën e ardhshme në ishullin Madeira, vendlindjen e futbollistit portugez.

Sipas raportimeve të mediave britanike, ceremonia pritet të zhvillohet në Katedralen e Funchalit, ndërsa pritja për të ftuarit do të organizohet në hotelin luksoz me pesë yje Savoy Palace.

Më herët ishte përfolur se çifti do të martohej në pronën historike Quinta da Regaleira në Sintra, por këto zëra u hodhën poshtë pasi vendi ishte i hapur për publikun gjatë fundjavës, shkruan DailyMail.

Burime të cituara nga mediat kanë bërë të ditur se në hotel janë rezervuar disa kate dhe ambiente për dy ditë, duke shtuar spekulimet se aty do të mbahet festa e dasmës.

Megjithatë, deri më tani, as Ronaldo dhe as Georgina nuk kanë konfirmuar zyrtarisht planet për martesë.

Zgjedhja e Madeirës konsiderohet simbolike për yllin portugez. Ronaldo u rrit në Funchal dhe e ka përmendur shpesh lidhjen e fortë me vendlindjen, ku sot mban edhe një hotel me emrin e tij, ndërsa qyteti ka ngritur një statujë në nder të tij.

Në ditët e fundit, çifti ka publikuar fotografi nga pushimet në Portugali, ku të dy janë shfaqur me unaza të mëdha diamanti, duke ushqyer edhe më shumë spekulimet se ceremonia e shumëpërfolur mund të jetë shumë pranë.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse raportimet do të konfirmohen nga vetë çifti.