Juventusi e zyrtarizon transferimin e Kolo Muanit
Juventusi ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të Randal Kolo Muanit nga Paris Saint-Germain, duke e rikthyer sulmuesin francez në Torino vetëm një vit pas huazimit të tij të parë.
Sipas njoftimit zyrtar të PSG-së, kampioni francez konfirmoi transferimin dhe falënderoi sulmuesin për kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Klubi parisien nuk bëri publike detajet financiare të marrëveshjes, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventusi do të paguajë 38 milionë euro si shumë fikse, plus rreth 12 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Kolo Muani ka nënshkruar kontratë me “Bianconerët” deri në vitin 2031.
Ky transferim i jep fund një sage të gjatë. Kolo Muani iu bashkua fillimisht Juventusit në formë huazimi gjatë afatit kalimtar dimëror të sezonit 2024/25, ku la përshtypje të mira duke shënuar 10 gola në 22 paraqitje dhe duke ndihmuar skuadrën të siguronte një vend në katërshen e parë të Serie A dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Sezonin e kaluar ai e kaloi në huazim te Tottenhami, përpara se të rikthehej te PSG dhe më pas të kompletonte transferimin përfundimtar te Juventusi.
PSG e kishte transferuar Kolo Muanin nga Eintracht Frankfurti në vitin 2023, por sulmuesi nuk bënte më pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique, çka çoi në largimin e tij nga “Parc des Princes”.