Zhegrova shënon golin e parë me Juventusin, bardhezinjtë mposhtin Chelsean

Zhegrova shënon golin e parë me Juventusin, bardhezinjtë mposhtin Chelsean

Sport August 05, 2026 - 21:50

Edon Zhegrova realizoi golin e tij të parë me fanellën e Juventusit, duke u bërë vendimtar në fitoren 1-0 të bardhezinjve ndaj Chelseat në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Hong Kong.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës e vulosi suksesin e skuadrës italiane në stadiumin “Kai Tak”, në testin e parë veror të Juventusit në Azi.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, trajneri Luciano Spalletti aktivizoi Zhegrovën nga stoli, së bashku me disa futbollistë të tjerë, ndryshime që i dhanë më shumë ritëm dhe dinamikë lojës së bardhezinjve.

Goli i vetëm i takimit erdhi pas një aksioni të shpejtë, kur Kenan Yëldëz asistoi për Zhegrovën në hyrje të zonës. Sulmuesi kosovar goditi me saktësi drejt këndit të sipërm të portës së mbrojtur nga Mike Penders, duke i siguruar Juventusit fitoren ndaj skuadrës londineze.

Ky ishte realizimi i parë i Zhegrovës me Juventusin, edhe pse ai është pjesë e klubit torinez prej një viti, duke shënuar një moment të rëndësishëm në aventurën e tij me bardhezinjtë.