Flick merr vendimin, dy talentët e Barcelonës pranë largimit nga “Camp Nou”

Flick merr vendimin, dy talentët e Barcelonës pranë largimit nga “Camp Nou”

Sport August 04, 2026 - 13:13

Marc Casado dhe Roony Bardghji janë dy lojtarët e Barcelonës që kanë më shumë gjasa të largohen nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar, sipas raportimit të The Athletic.

Sipas këtij raportimi, të dy lojtarët pritet të kenë hapësira të kufizuara nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick gjatë sezonit 2026/27, duke bërë që klubi dhe lojtarët të diskutojnë për të ardhmen e tyre.

Casado, i cili është tifoz i Barcelonës që nga fëmijëria, vazhdon të dëshirojë qëndrimin në klub, pavarësisht se është i vetëdijshëm që drejtuesit janë të gatshëm të miratojnë largimin e tij nëse arrin një ofertë e përshtatshme.