Zhegrova pas golit ndaj Chelseat: Dua të shkruaj histori me Juventusin

Zhegrova pas golit ndaj Chelseat: Dua të shkruaj histori me Juventusin

Sport August 05, 2026 - 23:44

Edon Zhegrova u bë protagonist në miqësoren e Juventusit ndaj Chelsea, duke shënuar golin që i dha fitoren skuadrës bardhezi.

Pas paraqitjes pozitive, sulmuesi kosovar foli për formën e tij, objektivat e sezonit të ri dhe dëshirën për të vazhduar aventurën në Torino.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe për mënyrën se si luajti ekipi. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe unë punoj çdo ditë që të bëhem më i mirë”, u shpreh Zhegrova pas ndeshjes.

Futbollisti i Juventusit theksoi se shpreson që sezoni i ardhshëm të jetë më i suksesshëm për klubin dhe tifozët bardhezinj.

“Shpresoj që sezoni i ri të jetë më i mirë. Tifozët tanë meritojnë të festojnë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”, deklaroi ai.

Zhegrova pranoi se periudha e kaluar nuk ishte e lehtë për të për shkak të disa problemeve, por besimi në aftësitë e tij e ka ndihmuar të rikthehet më i fortë.

“Sezonin e kaluar pata vështirësi, por gjithmonë kam besuar te vetja. Jam i lumtur me veten dhe me Juventusin”, tha 26-vjeçari.

Duke folur për të ardhmen, Zhegrova bëri të qartë se dëshiron të vazhdojë me fanellën e Juventusit dhe të kontribuojë në sukseset e klubit.

“Juventusi është një klub i madh. Dua të qëndroj këtu dhe të vazhdojmë të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”, përfundoi ai.