Galatasaray pranë marrëveshjes për Rafael Leaon

Galatasaray pranë marrëveshjes për Rafael Leaon

Sport August 26, 2026 - 23:53

Galatasaray është shumë pranë transferimit të Rafael Leaos nga Milani.

Sipas raportimeve të fundit, klubi turk ka paraqitur ofertë prej 45 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa palët tashmë po diskutojnë kryesisht mënyrën e pagesës.

Mbetet për t’u finalizuar edhe marrëveshja me vetë sulmuesin portugez për kushtet personale. Galatasaray është aktualisht në avantazh për firmën e 27-vjeçarit, ndërsa Aston Villa dhe Tottenham gjithashtu kanë shfaqur interes.

Nëse marrëveshja realizohet, Leao do të largohej nga Milani pas disa vitesh në San Siro, me kontratën e tij aktuale që skadon në qershor 2028.