Islam Selmani në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes
Sport
September 01, 2026 - 11:55
Karateisti kosovar Islam Selmani ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të garave të karatesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Selmani ka shënuar dy fitore në rrugëtimin e tij drejt gjysmëfinales, duke mposhtur fillimisht garuesin francez Sami Tas dhe më pas Andreas Gavriel të Qipros.
Me kualifikimin në gjysmëfinale, Selmani është vetëm një fitore larg sigurimit të një medaljeje për Kosovën.
Përballja e tij në gjysmëfinale mund të ndiqet drejtpërdrejt në RTK. /Zëri