Laura Fazliu shkëlqen në Budapest, kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit

Laura Fazliu shkëlqen në Budapest, kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit

Sport September 12, 2026 - 13:30

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku e nisi ditën me fitore bindëse ndaj hungarezes Anna Kriza.

Fazliu triumfoi me Ippon, duke siguruar kalimin në fazën tjetër.

Në çerekfinale, ajo u përball me austriaken Lubjana Piovesana, të cilën e mposhti me rezultat 2:1 në “Yuko”.

Fazliu shënoi dy pikë të tilla, ndërsa kundërshtarja e saj arriti vetëm një.

Në garën e sotme morën pjesë edhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena. Akili, që garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë, u eliminua që në luftën e parë.

Ndërkohë, Cena arriti të shënojë dy fitore, por u ndal në luftën e tretë. /telegrafi