Ronaldo grumbullohet nga Jorge Jesus, publikohet lista e Portugalisë

Ronaldo grumbullohet nga Jorge Jesus, publikohet lista e Portugalisë

Sport September 18, 2026 - 15:37

Cristiano Ronaldo është përfshirë në listën e parë të përzgjedhësit të ri të Portugalisë, Jorge Jesus.

72-vjeçari ka publikuar listën me 25 futbollistë për katër ndeshjet e ardhshme të Portugalisë në Ligën e Kombeve, ndërsa vëmendjen kryesore e ka marrë vazhdimi i aventurës së Ronaldos me përfaqësuesen.

41-vjeçari, i cili është kapiten i Portugalisë dhe pesë herë fitues i “Topit të Artë”, kishte deklaruar më herët se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i tij i fundit me kombëtaren.

Jorge Jesus, i cili e ka drejtuar Ronaldon edhe te Al Nassr, theksoi se vendimet për formacionin do të bazohen në paraqitjet e lojtarëve.

“Performanca e tij është ajo që ka rëndësi. E kaluara nuk llogaritet. Cris është një lojtar si gjithë të tjerët. Nëse paraqitet mirë, luan, nëse jo, nuk luan”, deklaroi Jesus.

Portugalia do ta zhvillojë ndeshjen e parë nën drejtimin e Jorge Jesus më 24 shtator, kur në shtëpi do të përballet me Uellsin.

Më pas, portugezët do të udhëtojnë për t’u përballur me Norvegjinë më 27 shtator dhe Danimarkën më 1 tetor, ndërsa më 4 tetor do ta presin sërish Norvegjinë.

Lista e Portugalisë:

Portierë: Diogo Costa, Rui Silva, Samuel Soares.

Mbrojtës: Gonçalo Inácio, João Cancelo, Diogo Dalot, Nuno Tavares, Nuno Mendes, Renato Veiga, Rúben Dias, Tomás Araújo.

Mesfushorë: Bruno Fernandes, João Palhinha, João Neves, Rúben Neves, Vitinha, Bernardo Silva.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Fábio Silva, Francisco Trincão, Francisco Conceição, Gonçalo Ramos, João Félix, Pedro Neto, Rafael Leao.