Dardan Cena ndalet në rrethin e tretë të Botërorit, përfundon në mesin e 16 më të mirëve

Dardan Cena ndalet në rrethin e tretë të Botërorit, përfundon në mesin e 16 më të mirëve

Sport October 06, 2026 - 12:41

Xhudisti kosovar Dardan Cena i shënoi dy fitore në Kampionatin Botëror në Baku, duke u renditur në mesin e 16 xhudistëve më të mirë në botë në kategorinë -73 kg.

Në luftën e parë, Dardani e mposhti Joshua Greenin nga Irlanda, ndërsa në luftën e dytë mposhti kampionin olimpik Lasha Shavdatuashvilli, nga Gjeorgjia.

Në xhiron e tretë fati nuk ishte në anën e tij, por Dardani zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe nga ky Kampionat Botëror fitoi 320 pikë olimpike.