Eliot Bujupi rikthehet nga lëndimi pas plot 10 muajve
Sulmuesi i talentuar Eliot Bujupi ka stërvitur me ekipin e Stuttgartit U21 pas plot 10 muajve jashtë fushës.
Bujupi që ka luajtur që debutoi te Kosova vetëm si 18 vjeçar në vitin 2024 kaloi një sezon të vështirë, ku si pasojë e këputjes së ligamentit mbeti jashtë fushës për afër një vit.
Megjithatë, qendërsulmuesi tashmë ka lënë prapa lëndimin për t’u rikthyer në stërvitje me Stuttgartin U21 ndërsa synon ta rigjejë sa më parë formën e dikurshme.
“Shikoni kush është kthyer. 10 muaj pasi pësoi një lëndim serioz në gju, Elioti është rikthyer në stërvitje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit gjerman.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Bujupit pasi të rigjejë formën këto dy muaj deri në janar, pasi është e mundur që të huazohet në një ligë tjetër.