Ronaldo nuk dëshiron të rikthehet në kombëtare për sa kohë drejton Jorge Jesus
Raporti mes Cristiano Ronaldo dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, është përkeqësuar dhe ylli i Al-Nassr nuk dëshiron të rikthehet në kombëtare për sa kohë shtatëdhjetë e dy vjeçari është në krye të skuadrës.
Sipas gazetarit të "CNN Portugal", Rui Santos, Ronaldo ka shprehur hapur qëndrimin e tij për të mos iu përgjigjur ftesës së kombëtares, të paktën gjatë kohës që Jorge Jesus është komisari teknik i Portugalisë.
Edhe pse Jesus ka pranuar të bëjë një hap prapa në raportin me kapitenin portugez, Ronaldo nuk është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë. Për këtë arsye, sipas Santos, sulmuesi i Al-Nassr pritet të mos e pranojë grumbullimin për ndeshjet e nëntorit.
“Thuhet se ai ka shprehur hapur qëllimin për të mos u rikthyer në kombëtare, të paktën për sa kohë që Jorge Jesus është në krye të drejtimit teknik”, ka thënë Rui Santos.
Nëse kjo situatë vazhdon, Portugalia mund të mbetet pa një prej futbollistëve kryesorë të saj në ndeshjet e ardhshme të kombëtares.