Montella drejt largimit nga Turqia, Arda Turan favorit për ta zëvendësuar

Montella drejt largimit nga Turqia, Arda Turan favorit për ta zëvendësuar

Sport October 07, 2026 - 18:19

Vincenzo Montella duket se është shumë pranë largimit nga posti i trajnerit të Kombëtares së Turqisë.

Sipas raportimeve nga mediat turke, Federata Turke e Futbollit ka marrë vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin italian, pas rezultateve zhgënjyese të muajve të fundit.

Pozita e Montellës ishte lëkundur pas paraqitjes së dobët të Turqisë në Botërorin e vitit 2026, ndërsa situata u përkeqësua edhe më tej në Nations League, ku turqit pësuan katër humbje në katër ndeshje.

Humbja e fundit, 3-1 ndaj Italisë, raportohet të ketë qenë goditja përfundimtare për trajnerin 52-vjeçar.

Montella mori drejtimin e Turqisë në shtator të vitit 2023 dhe në 40 ndeshje regjistroi 21 fitore, 5 barazime dhe 14 humbje.

Megjithatë, në shtatë ndeshjet e fundit, Turqia ka marrë vetëm një fitore dhe ka pësuar gjashtë humbje.

Arda Turan në pole

Federata turke tashmë po mendon për pasuesin dhe emri që ka marrë më shumë vëmendje është ai i Arda Turanit.

Ish-futbollisti i njohur turk aktualisht drejton Shakhtar Donetskun dhe, sipas raportimeve, federata po shqyrton edhe një formulë të veçantë: Turani mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Turqisë, ndërsa njëkohësisht të vazhdojë punën te klubi ukrainas.

Largimi i Montellës ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por pritet që vendimi të formalizohet së shpejti.

Sipas mediave turke, trajneri italian mund të përfitojë rreth 915 mijë euro si dëmshpërblim, që korrespondon me pesë paga mujore. /Zëri