Olise kërkon klauzolë prej 200 milionë eurosh për të vazhduar me Bayernin

Olise kërkon klauzolë prej 200 milionë eurosh për të vazhduar me Bayernin

Sport October 07, 2026 - 18:27

Michael Olise po bëhet gjithnjë e më shumë një çështje e rëndësishme për Bayern Munichun.

Paraqitjet e shkëlqyera të francezit me klubin bavarez dhe me kombëtaren e Francës kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij, por njëkohësisht kanë komplikuar negociatat për rinovimin e kontratës. 

Olise ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2029, por klubi dëshiron ta zgjasë atë deri në vitin 2032.

Bayerni është i gatshëm t’i ofrojë një pagë prej rreth 25 milionë eurosh në sezon, në nivelin e yjeve si Harry Kane dhe Jamal Musiala. 

Megjithatë, agjentët e 24-vjeçarit kanë vendosur një kusht të rëndësishëm: përfshirjen e një klauzole lirimi në kontratën e re.

Sipas raportimeve, kjo klauzolë mund të arrijë në një shifër të jashtëzakonshme prej 200 milionë eurosh.

Aktualisht, kontrata e Olises me Bayern nuk përmban një klauzolë të tillë. 

Kërkesa është veçanërisht e rëndësishme për shkak të interesimit të Real Madridit, ndërsa edhe Liverpooli po e monitoron situatën e sulmuesit francez. 

Olise është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Bayern Munichut.

Në fillim të këtij sezoni ai ka regjistruar 8 gola dhe 4 asistime në vetëm shtatë ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli me 22 gola dhe 31 asistime në të gjitha kompeticionet. 

Bayerni dëshiron ta mbajë me çdo kusht, por Olise kërkon të ruajë një derë të hapur për një transferim të ardhshëm. /Zëri