Lautaro ia jep lamtumirën Messit: “Ke qenë, je dhe do të jesh më i miri i të gjitha kohërave, faleminderit për gjithçka”

Lautaro ia jep lamtumirën Messit: “Ke qenë, je dhe do të jesh më i miri i të gjitha kohërave, faleminderit për gjithçka”

Sport October 07, 2026 - 23:25

Lautaro Martinez ia ka dhënë lamtumirën Lionel Messit pas ndeshjes së fundit të kapitenit me Kombëtaren e Argjentinës.

Sulmuesi i Interit, një prej bashkëlojtarëve më të afërt të Messit te “Albiceleste”, e ka publikuar një mesazh emocionues në rrjetet sociale.

“Një natë që nuk do të donim kurrë ta shihnim të vinte, erdhi. Dhe ne e shijuam në maksimum, ashtu si të gjitha ato momente që i kemi përjetuar së bashku me ty”, ka shkruar Lautaro.

Më pas, sulmuesi argjentinas ia dedikoi Messit fjalët më të veçanta: “Ke qenë, je dhe do të jesh më i miri i të gjitha kohërave.”

“Faleminderit për gjithçka, Leo. #AD10S ë”, ka përfunduar Lautaro mesazhin e tij.

Lautaro ishte titullar në ndeshjen e fundit të Messit me Argjentinën ndaj Beninit dhe u zëvendësua në minutën e 79-të.

Të dy i kanë ndarë së bashku sukseset më të mëdha të Argjentinës, përfshirë triumfin në Botërorin e Katarit, dy Copa América dhe Finalissiman. /Zëri