Kane drejt vazhdimit të kontratës me Bayernin
Harry Kane dhe Bayern Munichu kanë arritur një marrëveshje në parim për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2029.
Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u sqaruar para nënshkrimit të kontratës së re.
Sulmuesi anglez ka pasur gjithmonë synimin për ta vazhduar aventurën në Munich, ku është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës bavareze.
Edhe pse marrëveshja në parim tashmë është arritur, ende nuk është caktuar një datë zyrtare për nënshkrimin e kontratës së re.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kane do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayernit deri në vitin 2029, duke i dhënë klubit gjerman siguri për të ardhmen e repartit ofensiv.